Tuberkulozi sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë
Drejtori Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, njoftoi se një milion njerëz vdesin çdo vit nga tuberkulozi, “sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë”.
Kluge ndau një postim rreth tuberkulozit në platformën e mediave sociale të kompanisë X me seli në SHBA.
“Tuberkulozi është sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë, duke vrarë një milion njerëz çdo vit”, tha Kluge shkruan AA.
Ai ka shtuar se rezistenca ndaj ilaçeve, bashkëinfeksioni tuberkuloz-HIV, qasja e pabarabartë në kujdesin shëndetësor dhe financimi i pamjaftueshëm po e përkeqësojnë më tej krizën, transmeton ATSh.
Në “Raportin Global të Tuberkulozit 2025”, të botuar më 12 nëntor, OBSH-ja raportoi se më shumë se 1,2 milionë njerëz kanë humbur jetën nga tuberkulozi në vitin 2024, dhe afërsisht 10,7 milionë njerëz u prekën nga sëmundja.

