Uashingtoni dënon pengesën e Damaskut në bisedimet e paqes
SHBA-të dënuan sot pengesën dhe zvarritjen e regjimit sirian në bisedimet e paqes në Gjenevë, duke kërkuar ushtrimin e presionit ndaj Damaskut.
Raundi i fundit i negociatave përfundoi të enjten pa shënuar progres, dhe i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Staffan de Mistura akuzoi delegacionin qeveritar për mungesë të frymës së dialogut.
“Ne mbështesim qëndrimin e Staffan de Misturan për të ushtruar presion ndaj regjimit, për të marrë pjesë plotësisht në negociata konkrete me opozitën në Gjenevë”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan në një deklaratë.
Heather Nauert përshëndeti gjithashtu pjesëmarrjen konstruktive të opozitës siriane.