22:34 / E Hënë, 18 Prill 2022 / AR

​Ukraina: Ka filluar faza e dytë e luftës

Shefi i shtabit të Presidencës së Ukrainës Andriy Yermak deklaroi sot se faza e dytë e luftës ka filluar.

Duke iu drejtuar ukrainasve, Yermak shkroi në Telegram: “Besoni në ushtrinë tonë, ajo është shumë e fortë”.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksiy Danilov, ka thënë se Rusia u përpoq të thyente mbrojtjen ukrainase “përgjatë pothuajse të gjithë vijës së frontit të rajoneve Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv”.

“Ata filluan përpjekjen e tyre për të filluar fazën aktive,” shtoi ai, në komentet që u transmetuan në televizion.

Ai tha se trupat ruse kishin kapur qytetin Kreminna, rreth 50 km në verilindje të Kramatorsk, por trupat ukrainase po “mbanin vijën” në zonat e tjera, transmeton BBC.