18:13 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / LB

​Ukraina thotë se ka shkatërruar bazën e paramilitarëve rusë Wagner

Ukraina njoftoi sot se kishte shkatërruar bazën e grupit paraushtarak Wagner, të cilët akuzohen se po luftojnë në anën e ushtrisë ruse.

Sipas guvernatorit të rajonit të Luhanskut, në lindje të Ukrainës, baza e Wagner në qytetin e Popasna u “shkatërrua nga një goditje e saktë”.

Sulmi ka ndodhur të dielën, ka njoftuar në Telegram Sergej Hajdaj.

Autoritetet ukrainase njoftuan gjithashtu se diversantët pro-ukrainas hodhën në erë një urë hekurudhore pranë Melitopol, në rajonin e Zaporizhia.

“Një urë hekurudhore më pak në jugperëndim të Melitopolit do të thotë se nuk do të ketë më trena ushtarakë nga Krimea,” njoftoi në Telegram kryebashkiaku i Melitopolit, Ivan Fedorov.

Në javët e fundit, Ukraina ka sulmuar disa ura, kryesisht në rajonin e pushtuar Kherson, ku pretendon se po kryen një kundërofensivë që çliroi dhjetëra fshatra dhe tani po kërcënon forcat ruse që kanë kaluar Dnieper.

Gjatë mëngjesit, bombardimet ruse në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i vendit, vrau të paktën një person dhe plagosi gjashtë të tjerë, sipas policisë lokale.