14:18 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

​United vë në shitje dy qendërmbrojtës

Jose Mourinho nuk është i kënaqur me mbrojtësit që ka në dispozicion.

Eric Bailly dhe Marcos Rojo do të vihen në shitje nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit.

Të dy lojtarët kanë pasur shumë pak minuta në dispozicion këtë sezon dhe trajneri i “Djajve të Kuq”, dëshiron që me shitjen e tyre të gjejë ndonjë lojtar që mund të luajë titullar në ekipin e United.

Në listën e Mourinhos janë Milan Skriniar i Interit dhe Alessandro Romagnoli i Milanit për të cilët pritet që gjatë verës të bëjë oferta.