75 Mall Live Search
11:53 / E Diele, 10 Korrik 2022 / LB

​Ushtarakët e FSK-së sfidohen në trajnimin “Taktika me Njësi te Vogla”

Në kuadër të angazhimit për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale luftarake, Komanda e Forcave Tokësore (KFT) me regjimentet e saj, ka realizuar trajnimin e shkathtësive ushtarake ‘’Taktika me Njësi te Vogla’’ (TTNJV).

Objektivi i trajnimit është përgatitja dhe aftësimi i ushtarakëve për detyra dhe operim me njësi të vogla, si ekip, skuadër, togë, si dhe të gjithë hapat e planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve në terren.

“Vazhdojmë me përmbushjen e objektivave tona për të ardhmen me fokus realizimin me sukses të ushtrimit ndërkombëtarë ‘Defender Europe 23’”, shkruan ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.