75 Mall Live Search
22:28 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

​Vaksina kundër koronavirusit ‘mund të jetë e gatshme deri në fund të vitit’

Një vaksinë koronavirus mund të jetë e disponueshme për përdorim të kufizuar deri në fund të vitit, ka thënë shefi ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot.

Gjigandi farmaceutik ka pranuar të prodhojë dhe shpërndajë një vaksinë koronavirus që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit, nëse trajtimi rezulton efektiv.

Soriot tha se “nevoja për një vaksinë për të mposhtur virusin është urgjente”.

Testimi i parë te njerëzit në Evropë për një vaksinë filloi në Oksford javën e kaluar.