22:51 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

​Vazhdojnë protestat në Shkup

Një grup qytetarësh edhe sot janë grumbulluar para Kuvendit të Maqedonisë, për të protestuar kundër emrit të ri.

Për dallim nga dita e djeshme, sonte protesta është e qetë.

Tek protestuesit dominon ngjyra kuq e verdh dhe i valëvisin flamujt maqedonas dhe këndojnë këngë nacionaliste.

Para Kuvendit janë grumbulluar forca të shtuara policore, për të parandaluar ndonjë ekses të mundshëm.

Kuvendi i Maqedonisë ka njoftuar se nesër do të mbajë seancë urgjente, për të ratifikuar marrëveshjen për emrin.

Temat: