75 Mall Live Search
23:27 / E Shtunë, 22 Tetor 2022 / MSH

​Vdes 8-vjeçari në Romajë të Hasit, bie nga traktori të cilin po e drejtonte një 11-vjeçar

Një 8-vjeçar nga fshati Romajë i Hasit ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga traktori.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili po ashtu ka qartësuar se fëmijët ishin familjarë.

“Në fshatin Romajë, sot rreth orës 17:30, një fëmijë ka ndërruar jetë aksidentalisht pasi që ka rënë nga traktori. Rasti ka ndodhur kur fëmija 11-vjeçar ka qenë duke e punuar arën, ndërkohë që aksidentalisht fëmija 8-vjeç bie nga traktori dhe merr lëndime vdekjeprurëse nga frezat e traktorit”, ka thënë Bytyqi.