75 Mall Live Search
22:55 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

​Vdes edhe personi i tretë nga koronavirusi në Britani të Madhe

Një burrë ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Manchester, duke u bërë personi i tretë në Britaninë e Madhe që vdes nga koronavirusi.

Burri ishte i moshës gjashtëdhjetëvjeçare, thanë autoritetet sonte.

“Pacienti kohët e fundit kishte udhëtuar nga një zonë e prekur. Gjurmimi i kontakteve tashmë është duke u zhvilluar, ” tha Chris Whitty, zyrtari kryesor për mjekësi në Angli.

Ai është bërë personi i tretë në Britaninë e Bashkuar që vdes nga koronavirusi, pasi një i moshuar vdiq më herët në Milton Keynes dhe një grua po ashtu e moshuar vdiq në Berkshire.