Vdes nga Covid-19 një 73-vjeçar nga Kamenica

Një 73-vjecar nga Kamenica ka vdekur mbrëmë si pasojë e infektimin me Covid-19.
Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati, i cili ka bërë apel që të respektohen masat kundër kësaj pandemie.
Ky është postimi i tij i plotë:
Mbrëmë ka ndërruar jetë edhe një qytetar i yni 73 vjeçar, si pasojë e #COVID19. Numri i të vdekurve nga ky virus në komunën tonë është 10, ndërkaq lutjet e mia vazhdojnë të jenë të njëjta për të gjithë.
?Bartni maskat, mbani distancën e kujdesuni për higjienën.
Ngushëllime të sinqerta familjes!