20:30 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

​Vdes nga koronavirusi pak ditë para lirimit nga burgu ku qëndroi për 44 vjet

Një i burgosur në shtetin federal amerikan Miçigan, i cili pritej të dilte për pak ditë nga burgu ku qëndroi për 44 vjet, vdiq javën e kaluar nga COVID-19, thanë zyrtarët e burgut.

William Garrison pati një shans të lirohej në fillim të këtij viti, por vendosi të vuajë dënimin e tij të plotë, kështu që ai do të ishte i lirë nga mbikëqyrja pas lirimit të tij.

Garrison ishte 60-vjeç, dhe kishte qenë në burg që kur ishte 16-vjeç, sipas Prokurorisë së Qarkut Wayne.

Ai po vuante dënimin për vrasje të shkallës së parë gjatë një grabitjeje të armatosur në vitin 1976.

Garrison vdiq 24 ditë para se të dilte nga burgu pasi ishte prekur nga COVID-19.