Vdes tragjikisht milioneri rus i kriptovalutave, paratë fluturojnë në rrugë (VIDEO)
Milioneri rus i kriptovalutave Alexei Dolgikh dhe pasagjeri i tij humbën jetën në një aksident trafiku në një autostradë në Moskë.
Natën midis së shtunës dhe së dielës, 36-vjeçari po ngiste Lamborghini Urus e tij me vlerë 360 mijë euro kur humbi kontrollin mbi automjetin. Një kamera nga një veturë tjetër e regjistroi atë duke shkuar mbi 150 km/orë, dhe vetëm pak çaste më vonë pamjet tregojnë rrënoja në tym, shkruan Kronen Zeitung.
Alexei në kohën e aksidentit ishte së bashku me tre persona të tjerë në veturë, njëri prej të cilëve gjithashtu merrej me kriptovaluta. Pasi vetura u përmbys dhe u përfshi nga flakët, Dolgikh dhe një pasagjer vdiqën, ndërsa dy personat e tjerë pësuan lëndime të rënda.
Pjesë të veturës fluturuan në ajër dhe kartëmonedhat u shpërndanë në rrugë. Policia më vonë konfirmoi se një sasi e madhe parash u gjet në vendin e aksidentit.
Që kur bleu Lamborghini vetëm 15 muaj më parë, Dolgikh ka arritur të mbledhë 586 gjoba. Sipas gazetës britanike “Sun”, bankat ruse e kanë futur në listën e zezë atë në muajt e fundit me dyshimin për pastrim parash. Një hetim për të gjitha rrethanat e aksidentit është duke u zhvilluar.

