75 Mall Live Search
17:38 / E Diele, 29 Maj 2022 / AR

​Vdiq aktori Bo Hopkins i njohur për filmat American Graffiti dhe Midnight Express

Aktori William Bo Hopkins, i njohur për rolet e tij në filmat klasikë si American Graffiti dhe Midnight Express, ka vdekur nga një atak në zemër në moshën 80-vjeçare.

“Me pikëllim të madh njoftojmë vdekjen e Bo Hopkins, një aktor që i pëlqente të kontaktonte me fansat e tij në mbarë botën, megjithëse nuk ka qenë në gjendje t’i përgjigjet çdo emaili në vitet e fundit”, thuhet në faqen zyrtare të aktorit.

Gruaja e tij konfirmoi se Hopkins vdiq të shtunën në mëngjes në një spital në Kaliforni nga pasojat e një ataku kardiak që pësoi më 9 maj.

Gjatë karrierës së tij të aktrimit gati gjashtë dekadë, Hopkins ka arritur më shumë se njëqind role të shquara televizive dhe filmike.

Ai ka fituar më shumë se 130 çmime për aktrim në karrierën e tij, dhe ishte më i njohur për rolet e tij të shkëlqyera dytësore.

Ky aktor me karakter të gjithanshëm, që dinte të luante të këqij dhe të mirë, ishte i preferuari i fansave të tij, por edhe i regjisorëve me të cilët punonte.

Në filmin e George Lucas ‘American Graffiti, Hopkins luajti Joe Young, kreun e një bande që ushtronte presion mbi personazhin e Curt, të mishëruar nga Richard Dreyfuss.

Filmi i fundit në të cilin u shfaq aktori ishte “Hillbilly Elegy” i vitit 2020, në të cilin partneri i tij është i famshmi Glenn Close.

Pas lajmit për vdekjen e Hopkin, shumë kolegë nga bota e filmit i bëjnë homazhe atij në rrjetet sociale.