12:04 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Veliu: Të punojmë bashkë, Policia e Kosovës të jetë një institucion i besueshëm

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu për herë të parë prej kur ka marrë detyrë ka parakaluar para njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës.

Para njësiteve që ishin rreshtuar për një nderim të tij, ministri Veliu iu premtoi atyre mbështetje dhe tha se duhet të punojnë bashkërisht, që Policia e Kosovës të jetë një institucion i besueshëm.

“Policia e Kosovës, krahas sfidave ka arritje, por duhet të punojmë bashkërisht, që Policia e Kosovës të jetë një institucion i besueshëm para qytetarëve të Kosovës, por edhe bashkërisë ndërkombëtare”, tha Veliu.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i policisë, Rashit Qalaj u shpreh se do të angazhohen maskimalisht për një siguri më të lartë në Kosovë.