75 Mall Live Search
08:04 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

​Venezuela në terr, opozita paralajmëron protesta

Venezuela ka vijuar të përballet me ndërprerje të energjisë elektrike edhe gjatë së premtes, ndërkohë që janë paralajmëruar protesta për të shtunën.

Presidenti Nicolas Maduro dhe opozita e mbështetur nga SHBA-të kanë nxituar të fajësojnë njëra-tjetrën për krizën energjetike në vend.

Spitalet nuk po arrijnë që të përballojnë mungesën e energjisë, ndërsa u raportua se një pacient kishte vdekur pasi aparati që i lehtësonte frymëmarrjen kishte ndaluar.

Ndërprerja e energjisë u tha se ishte për shkak të problemeve në një digë hidro-eletrike që siguron pjesën më të madhe të energjisë në këtë vend.

Mirëpo, kritikët kanë thënë se korrupsioni dhe mungesa e investimeve kanë lënë këtë shtet pa sistem funksional të energjisë elektrike, derisa Maduro ka thënë se problemet janë krijuar me qëllim nga armiqtë politikë.

Situata në Venezuelë është tensionuar pasi lideri opozitar, Juan Guaido, është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe një varg i shteteve perëndimore si president i përkohshëm, ndërsa Mauduro që është betuar në mandatin e dytë muaj më parë, refuzon të largohet nga pushteti.