Verifikoni nëse edhe ju keni ‘shpërthyer ‘– pesë simptomat kryesore

Ndjenja e pesimizmit, humbja e entuziazmit në punë quhet “djegie” dhe ky është një term i ri.
Sipas hulumtimeve të reja, djegia ka një ndikim negativ në shëndetin mendor dhe fizik.
Problemi është i përhapur pothuajse kudo në botë.
Në perëndim quhet “Burned Out”, dhe për neve tingëllon sikurse pyetja: “A keni shpërthyer?”
Pas shumë studimesh, ‘djegia e jashtme’ mund të identifikohet nga pesë simptoma:
1. Dhimbje koke e vazhdueshme dhe dhimbje në muskuj dhe nyje
2. Një ndjenjë e vazhdueshme zemërimi
3. Indiferenca – humbja e motivimit dhe interesit
4. Negativiteti – një ndjenjë pesimizmi dhe cinizmi
5. Lodhja – një ndjenjë e lodhjes fizike dhe emocionale
Nëse këto pesë këto shenja janë të pranishme për më shumë se dy javë, duhet të kërkoni ndihmë profesionale.
Hulumtimet kanë treguar që zakonet e shëndetshme në këto fusha çojnë në përmirësime mendore dhe fizike.
Rekomandohet të praktikoni 30 minuta stërvitje ditore, përqendrim të vëmendjes për 10 minuta në ditë, 8 orë gjumë, ushqim të shëndetshëm dhe kontakt të përditshëm me familjen dhe miqtë.
Duke zbatuar rregullat e mësipërme, njeriu mund të ruajë një shpirt pozitiv dhe ta harrojë ‘djegien’.