Veseli: Beteja e Baballoqit ndikoi në shtrirjen masovike të luftës çlirimtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar betejën e Baballoqit, në 22 vjetorin e saj, duke thënë se kjo betejë ndryshe njihet edhe si fillim i luftës frontale të UÇK-së në Rrafshin e Dukagjinit.
Veseli ka shkruar në Facebook se burrat e gratë që u rreshtuan nën emblemën e UÇK-së aso kohe, ndikoi që shtrirja e luftës çlirimtare të jetë masovike.
“Prandaj në këtë ditë historike, falënderimi ynë i përjetshëm shkon për të gjithë ata që kapën pushkën për t’i dalë Zot atdheut. Sot po ashtu kujtojmë 12 dëshmorët e Baballoqit dhe të gjithë dëshmorët e kombit që dhanë jetën për liri”, ka shkruar ai.