16:35 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

​Veseli do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentit Thaçi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentin, Hashim Thaçi për konsultime pas rrëzimit të Qeverisë.

Këtë e bëri të ditur, anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi në një konferencë për medie.

Nesër për takim në presidencë është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Por që nga zyrtarë të LVV-së kanë theksuar se ai nuk pritet të shkojë në takime të tilla.