75 Mall Live Search
15:50 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

​Veseli përkujton masakrën e Qyshkut

Më 14 maj 1999 forcat kriminale policore dhe ushtarake të Serbisë kanë masakruar mizorisht 138 shqiptarë civile në fshatrat Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan të Pejës.

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se kjo ka qenë njëra nga ngjarjet më tragjike të vuajtura nga populli ynë gjatë luftës së Kosovës.

“Krimet e asaj dite janë krime kundër njerëzimit që ende nuk janë shpaguar dhe shumë nga kriminelët që i kanë shkaktuar ende janë të lirë. Ato janë krime lufte që peshojnë edhe në ndërgjegjen ndërkombëtare, prandaj nisma ime për tribunalin që do t’i vendosë ata kriminelë para drejtësisë, duhet të përkrahet nga të gjithë e të materializohet sa më shpejt”, ka shkruar Veseli në Facebook.