75 Mall Live Search
11:51 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Veteranët në Obiliq nderojnë dëshmorët e UÇK-së

Shoqata e Veteranëve të Obiliqit ka bërë sot homazhe para pllakës përkujtimore të dëshmorëve të UÇK-së të rënë në Obiliq, me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i kësaj shoqate në Obiliq, Fehmi Mjeku, pasi ka vendosur lule pranë të rënëve në luftën e lavdishme të Kosovës, uroi bashkëpunim sa më të mirë për të gjithë qytetarët në këtë ditë të madhe për vendin.

“Shfrytëzoj rastin që t’ua uroj Ditën e Çlirimit dhe 21-vjetorin dhe 12 vjetorin e Ditës së Pavarësisë. Urime për të gjithë shqiptarët, urime që sot më mirë do të shkojë bashkëpunimi njëri me tjetrin për hir të atyre që dhanë gjakun për lirinë që sot ne gëzojmë”, tha ai.

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe Esat Curri, babai i dëshmorit Ferid Curri i rënë në Gra bovc, i cili ka thënë se falë gjakut dhe sakrificës së madhe të dëshmorëve qytetarët sot gëzojnë të shtrenjtën liri.