75 Mall Live Search
18:17 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

​Veturat rrëshqasin jashtë rrugës Prishtinë – Pejë

Kushtet e ndryshueshme atmosferike gjatë ditës së sotme kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në rrugët e vendit.

Si pasojë e reshjeve të shiut në magjistralen Prishtinë-Pejë ka ardhur edhe deri te rrëshqitja e veturave nga rruga.

Të paktën dy vetura kanë përfunduar jashtë rrugës, derisa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.

Për momentin nuk raportohet për dëme materiale ose të lënduar, derisa janë krijuar edhe kolona të automjeteve.