11:23 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

​Viola von Cramon i reagon Thaçit: Një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, i ka reaguar përsëri presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kësja radhe ndaj deklaratës së Thaçit i cili gjatë ditës së djeshme tha se nuk ka vullnet që të marrë pjesë në proceset negociuese që udhëhiqen nga Miroslav Lajçak.

Von Cramon në një postim në Tëitter shkroi se një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, pasi sipas saj, kjo nuk është zgjedhje personale.

“Një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, nuk është një zgjedhje personale. Miroslav Lajçak e ka dëshmuar se ai është duke punuar për negociatat e orientuara drejt rezultatit. Çfarë është më e rëndësishme për Hashim Thaçin?”, ka shkruar ajo.