75 Mall Live Search
21:57 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

​Vitia: Nesër ose pasnesër do të publikohen masat lehtësuese

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se nesër ose pasnesër do të publikohen masat e reja lehtësuese për qarkullim dhe biznese.

Sipas tij, publikimi i këtyre masave varet nga puna e ekspertëve që janë duke punuar. Kurse, sa i përket heqjes së karantinës në Prishtinë, tha se nëse jo më herët me 4 maj, Prishtina do të hiqet nga karantina.

Ai tha se në fazën e dytë është menduar hapja e një pjese të palestrave do të hapen, gjithnjë duke respektuar masat.

Vitia ka folur edhe për kërkesën e Behgjet Pacollit për të hynë në Kosovë, duke thënë se secili qytetar që dëshiron të rikthehet dhe ka dokumentacion shëndetësor, duhet ta dërgojë një email në Ministrinë e Shëndetësisë dhe pastaj qendra operative, në bazë të dokumentacionit, vendoset nëse ai person shkon në karantinë apo vazhdon trajtimin e tij në shtëpi nën betimin se do të qëndrojë 14 ditë në karantinë.