13:53 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

​Osmani e vendosur: Rendi kushtetues i Kosovës dhe karakteri unitar – të pacenueshme

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova e Serbia mund të arrijnë një marrëveshje finale, vetëm kur drejtësia t’i paraprijë paqes së pajtimit.

Kështu citohet të ketë thënë Osmani në një takim me ambasadorin e ri të Belgjikës në Kosovë, Federic Meurice.

Kryeparlamentarja Osmani gjatë ditës së sotme ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Belgjikës në Kosovë, Federic Meurice.

Osmani në këtë takim ka falënderuar Meuricen për ndihmën që Belgjika i ka dhënë Kosovës ku është shprehur e bindur që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej.

Kryetarja Osmani ka thënë se marrëdhëniet e mirë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës datojnë që nga koha e presidentit Rugova, që para shpalljes së pavarësisë së vendit.

Në një komunikatë shtypi thuhet se në takim u diskutua edhe për situatën politike në vend dhe procesin e dialogut më Serbinë. Kryetarja Osmani ka përsëritur qëndrimin se rendi kushtetues i Kosovës dhe karakteri unitar janë të pacenueshme dhe se Kosova duhet të njihet me kufijtë e saj aktualë.

Ndër të tjera, në takim u diskutua bashkëpunimi bilateral, teksa kryetarja Osmani përmend mbështetjen e shtetit belg në sferën e arsimit.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ndër parlamentar, si dhe formimin e Grupit të Miqësisë me Belgjikën.