Volkswagen dhe “ZVBZ” në bisedime pas skandalit të emetimeve

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen dhe organizata gjermane e konsumatorëve “ZVBZ”, deklaruan se kanë filluar bisedimet mbi një padi lidhur me skandalin e emetimeve të gazrave.
Kjo do të rrisë mundësitë e afërsisht 444000 paditësve që marrin pjesë në proces në Gjykatën e Lartë Rajonale Braunschweig, për pretendime kundër VW në lidhje me zhvlerësimin e makinave të tyre.
“Qëllimi i përbashkët i ‘ZVZB’ dhe Volkswagen, është një zgjidhje pragmatike në interes të klientëve”, thuhet në njoftim, ku po ashtu sqarohet se bisedimet ishin në fazë të fillestare.
Kryetari i gjykatës Michael Neef sugjeroi që palët të fillojnë bisedimet për zgjidhjen e problemit.
“ZVZB” përfaqëson interesat e shumë pronarëve të makinave. Ata mendojnë se janë mashtruar nga prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen, pasi zbuluan se emetimet e makinave të tyre janë shumë më të larta sesa u deklaruan.
Ata po kërkojnë kompensim për automjetet.