75 Mall Live Search
10:55 / E Diele, 12 Tetor 2025 / F.R

​Voton Bashkim Ramosaj, pret dalje masive

Kryetari i deritanishëm i Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili po synon edhe një mandat në krye të kësaj komune, ka votuar në qendrën e votimit “Lidhja e Prizrenit” në Deçanit.

I shoqëruar nga familja e tij, Ramosaj pasi votoi tha se pret fitore bindëse sepse ka vizion të qartë për Deçanin.

Ai ftoi qytetarët që sa më shumë të marrin pjesë në këto zgjedhje.

“Pres proces të rregullt zgjedhor, një dalje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje se përcaktojnë fatin e këtij qyteti edhe për katër vitet e ardhshme”, tha ai.

14 qendra e votimit që janë në komunën e Deçanit janë hapur me kohë në ora 07:00. Deri tani nuk është regjistruar ndonjë parregullsi.

Në garë për të parin e Deçanit janë Faton Selmanaj nga Lëvizja Vetëvendosje, Jetmir Prekalla nga Partia Demokratike e Kosovës, Jeton Mushkolaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bashkim Ramosaj nga Aleanca për Ardhënërinë e Kosovës, Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate, Shkumbin Demakuja nga Iniciativa Demokracia dhe Shefqet Tolaj nga Guxo.

Në komunën e Deçanit të drejtë vote kanë 43 mijë e 759 qytetarë prej tyre 41 mijë e 444 janë votues brenda në Kosovë dhe 2 mijë e 320 votues nga diaspora.