08:38 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

​Vullkani ua mori jetën 13 personave, disa të zhdukur

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka njoftuar se nuk ka shenja jete në Ishullin e Bardhë ku ndodhi shpërthimi i vullkanit.

Trembëdhjetë njerëz supozohet se kanë humbur jetën, ku pesë prej tyre janë konfirmuar tashmë të vdekur dhe tetë janë ende të zhdukur në ishull. Vullkani shpërtheu të hënën, ndërsa turistët po vizitonin ishullin. Tridhjetë e katër veta mbijetuan, ku shumica janë ende duke marrë trajtim në spital.  “Të goditurit nga shpërthimi janë njerëz nga Zelanda e Re, Australia, Gjermania, Kina, Malajzia, SHBA-ja dhe Britania e Madh”, ka njoftuar policia.