75 Mall Live Search
14:59 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

​Washingtoni i jep fund avantazheve tregtare të Indisë

SHBA-ja do t’i japë fund avantazheve tregtare të importeve me prejardhje nga India duke filluar nga nesër, njoftoi presidenti amerikan, Donald Trump, një tjetër goditje e rëndë ekonomike për aleatin e tij, kryeministri Narendra Modi.

India ka përfituar prej një kohë të gjatë nga regjimi i preferencave të përgjithshme që i mundësonte një hyrje të lirë në tregun amerikan.

Gjatë një komunikate të publikuar dje në mbrëmje, Trump u ankua për një akses të pamjaftueshëm në tregun indian për eksportet amerikane.

“Kam dalë në përfundimin se India nuk i ka garantuar SHBA-së (…) një akses të drejtë dhe të arsyeshëm në tregjet e saj”, deklaroi Trump.

“Për pasojë, është e drejtë që t’i jepet fund përcaktimit të Indisë si një vend ‘përfitues në zhvillim’ duke filluar nga 5 qershori 2019”, theksoi presidenti amerikan.

Trump kishte njoftuar në mars se do t’i jepte fund regjimit preferencial për Indinë dhe Turqinë, por në atë kohë nuk kishte dhënë asnjë datë.