75 Mall Live Search
10:23 / E Hënë, 09 Maj 2022 / AR

​Xavi identifikon yllin e City për repartin e mesfushës

Mesfusha pritet të jetë njëri nga repartet ku Barcelona do të kërkojë të përforcohet para fillimit të edicionit të ri garues 2022/23.

Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, trajneri Xavi Hernandez e ka identifikuar mesfushorin e Manchester Cityt Bernardo Silva si profilin ideal për këtë pozicion, përcjellë KosovaPress.

27 vjeçari është i hapur për t’u larguan nga kampionatin anglez dhe ai mund të ishte më afër familjes së tij në Portugali nëse do të transferohej në La Liga.

Silva është profil i lojtari që do t’i jetë skuadrës së Xavit do t’i jepte freskinë e nevojshme në lojën krijuese.