22:00 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

​Xiaomi Play arrin më 24 dhjetor

Vetëm një javë, pasi u njoftua se Xiaomi po përgatit një telefon me një kamerë 48MP, një informacion tjetër interesant vjen nga prodhuesi popullor kinez.

Kompania po përgatit telefonin Xiaomi Play, i cili do të paraqitet më 24 dhjetor.Informacioni u postua nëpërmjet rrjetit social Weibo, nga përdoruesi i cili sugjeroi që Xiaomi do të mbajë një ngjarje të veçantë promocionale pas pak javësh.

Megjithëse asgjë nuk është zbuluar për Xiaomi Play, është një shans i madh që do të ketë për përdoruesit më të vegjël dhe ata që janë të interesuar në lojëra në telefon.

Pajisja e re do të jetë një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj Honor Play, në një çmim të ngjashëm, pasi Xiaomi tashmë ka telefonat e duhur të lojërave – Black Shark dhe Black Shark Helo. Disa burime nga Kina sugjerojnë se kjo mund të jetë një markë e re e quajtur Pocophone F1.

Temat: