12:51 / E Shtunë, 07 Korrik 2018 / indeksADMonline

​Ylli i “Rocky” feston ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur (Foto)

Sylvester Stallone, aktori i njohur amerikan feston sot 72-vjetorin e lindjes. Ai është një prej artistëve më të suksesshëm që nisi karrierën e tij me një buxhet shumë të vogël.

Ishte filmi “Rocky” ku ai fitoi vëmendje të madhe në vitin 1976, me të cilin fitoi tre çmime Oscar.

Ai ka kaluar disa eksperienca dashurie në jetën e tij, nga të cilat erdhën në jetë pesë fëmijë. Të treja vajzat e tij të vogla Sophia, Sistina dhe Scarlet janë të rritura dhe punojnë si modele. Ato erdhën në jetë nga martesa e tretë me Jennifer Flavin.Related image

Por për herë të parë, Stallone u martua në moshën 28 vjeç dhe u bë prind me Sage dhe Seargeoh.

Më vonë kishte një martesë shumë të përfolur me aktoren dhe modelen Brigitte Nielsen, e cila zgjati vetëm dy vjet. Kjo e fundit ka vetëm pak kohë që është bërë sërish nënë, edhe pse 54 vjeçe.

Image result for Sylvester Stallone