Zbulohen fjalët fyese të Bonuccit drejtuar zyrtarit të Interit
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/01/unnamed-1-9.jpg)
Nervozizmi i Leonardo Bonuccit në fund të ndeshjes finale të Superkupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit i ka tejkaluar limitet sa që ka ofenduar dhe kërcënuar zyrtarin e Interit Cristiano Mozzillo.
Gjithçka ndodhi në sekondat e fundit të vazhdimeve në këtë ndeshje kur italiani po përgatitej të futej në lojë për ekzekutimin e penalltive por që ishte Alexis Sanchez ai që shënoi gol dhe ia dha fitoren e Interit.
Fesat e madhe e stafit të Interit në pankinë nuk i ka pëlqyer aspak Bonuccit i cili i është ofruar Mozzillos duke e shtyrë dhe duke iu drejtuar me fjalët:
“Ti nuk feston dot para meje m***. Unë të vras”.
Këto fjalë janë incizuar dhe tashmë edhe po deshifrohen nga organet disiplinore të Serie-A dhe sipas asaj që raporton “Il Tempo”, lojtari mund të pezullohet për ndeshjet e mbetura të Serie-A.