75 Mall Live Search
23:11 / E Diele, 17 Prill 2022 / MSH

​Zelensky dhe kreu i FMN-së diskutojnë për “rindërtimin e pasluftës” të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se kishte biseduar me drejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, për stabilitetin financiar të Ukrainës dhe rindërtimin e pasluftës.

“Kam biseduar me drejtoreshën e FMN-së Georgieva për sigurimin e stabilitetit financiar të Ukrainës dhe përgatitjet për rindërtimin e pasluftës. Tani për tani kemi plane të qarta, si dhe një vizion perspektivash. Jam i sigurt se bashkëpunimi mes FMN-së dhe Ukrainës do të vazhdojë të jetë i frytshëm”, shkroi Zelensky në Twitter.

Më herët, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal njoftoi se do të merr pjesë në takimet e FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington javën e ardhshme, ku do të kërkojë ndihmë financiare shtesë për Ukrainën.