Zemaj bisedë telefonike me Manastirliu, Hrapoviq, Filipçe për menaxhimin e COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologët e tij në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni të Veriut, ministrat Ogerta Manastirliu, Kenan Hrapoviq e Venko Filipçe, me të cilët diskutuan rreth bashkëpunimit për përballjen e pandemisë COVID -19 në shtetet respektive. Gjatë kësaj bisede është diskutuar edhe për hapa të tjerë të bashkëpunimit të ardhshëm midis Kosovës dhe këtyre shteteve në fushën e shëndetësisë. Ministri Zemaj i ka njoftuar homologët e tij lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e kufirit në mes të Kosovës me këto shtete. Ministrat u pajtuan që në ditët në vijim të takohen për të diskutuar në mënyrë edhe më të detajuar bashkëpunimin midis shteteve në shëndetësi. |