75 Mall Live Search
13:48 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

​Zemaj flet për valën e dytë me Covid-19, s’premton as shtesë pagash

Në Komisionin për shëndetësi dhe mirëqenie sociale është duke u diskutuar lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë së shkaktuar nga COVIDI-19.

Në këtë komision po merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili është kritikua nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri. Ky i fundit kritikoi ministrin Zemaj për mosrespektim të masave antiCOVID të vendosura nga institucionet shëndetësore të vendit.

Kritikë të cilën Zemaj iu është kundërpërgjigjur duke thënë se një komunikim sikurse ky është për keqardhje.

“Kur dëgjon një komunikim të tillë është për të ardhur keq, se sa të mendohesh që si të përgjigjesh deputetit. Keqardhja është se informacionet të marrësh në mënyrë më të mirë se je i zgjedhur i popullit. Funksionalizimi i spitalit COVID, koha dhe dinamika do të jetë kërkesë që të bëhet sa më shpejt”, tha Zemaj.

Megjithëkëtë Zemaj në komision deklaroi se asnjë asnjë mjek nuk do të mbetët pa punë ku edhe u zotua

Ndërsa, ministri Zemaj ka deklaruar se asnjë mjek në Kosovë nuk do të mbetet i pa punë.

“Nuk ka angazhim më të madh se punësimi i 1.500 specialistëve të ri. I kemi 100 specialistë të papunë. Grupi punues është duke punuar dhe Qeveria e Kosovës do ta jetë prioritet miratimi i tij. Konkursi i parë do të jetë pranimi i specialistëve. Ata që kanë mbetur këtu në Kosovë, nuk do të bredhin rrugëve”, ka deklaruar ai.

Në Komisionin për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, anëtari i komisionit, Haxhi Avdyli tha se është e rëndësishme të dihet se sa specialistë të Kosovës janë pa punë.

“Sa keni planifikuar buxhet për vitin e ardhshëm. Por a keni edhe ndonjë projekt të investimeve kapitale në Shëndetësi. Dhe e cila do të ndihmonte shëndetësinë”, ka thënë ai.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se nëse respektohen masat, nuk do të ketë valë të dytë. Valën e dytë sipas tij mund ta sjellin ata që nuk përcjellin rekomandimet.

“Data e fillimit të vaksinimit kundër gripit sezonal, do të jetë një muaj më parë se vitin e kaluar. Në nëntor do të fillojë shpërndarja”, tha ai.

Zemaj tha se përballja me mungesë të oksigjenit ka qenë e lartë. Megjithatë, sipas tij është arritur të menaxhohet kjo situatë. Ai tha se shtesat për profesionistë shëndetësorë nuk mund të premtohet.

“Do të ketë shtesë aq sa lejon buxheti i Kosovës. Por jo shtesa aq sa nuk mund të përfundohet viti kalendarik”, shtoi ai.