Zemaj takohet me krerët e FSSHK-së, diskutohet për përmirësimin e statusit të punonjësve shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot krerët e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e fuqizimit të dialogut social dhe përmirësimit të statusit të profesionistëve shëndetësorë.
Me këtë rast, ministri Zemaj ka shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojë për avancimin e sistemit shëndetësor dhe përmirësimit të pozitës së punonjësve shëndetësorë në të gjitha nivelet.
Ai tha se MSH do të jetë e përkushtuar të zhvillojë një bashkëpunim të hapur me sindikatën dhe palët e tjera në funksion të avancimit të shëndetësisë si sektor në Kosovë.