75 Mall Live Search
18:06 / E Diele, 19 Tetor 2025 / F.R

​Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, deri në orën 17:00 votojnë rreth 40 për qind e qytetarëve

Deri në ora 17:00 më se 673 mijë e 52 votues kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në zgjedhjet e sotme lokale ose 39.61 për qind.

Këto të dhëna janë bërë të ditur në konferencën e radhës të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Shkup.

“Deri në këto momente nuk është raportuara asnjë parregullsi dhe çdo qytetari i është mundësuar realizimi i së drejtës së votës,” tha zëdhënësi i KSHZ-së Admir Shabani.

Maqedonia e Veriut sot po mban zgjedhjet e rregullta për kryetar të komunave dhe asamblistë të kuvendeve komunale.

Vendvotimet do të mbyllen në orën 19:00 dhe deri më tash sipas KSHZ-së nuk ka asnjë kërkesë për shtyrjen e kohës së votimit.