Zhvillimet më të fundit nga QKN-ja në Mitrovicë, kutitë e dyshuara vendosen në rresht të veçantë
Në qendrën komunale të numërimit të votave ka nisur mbyllja e kutive që kanë mbetura të hapura, ndërsa kutitë me fletëvotime të dyshuara po vendosen n në rresht të veçantë.
Te objekti i QKN-së Mitrovicë e Jugut më herët është parë edhe prania e njësisë speciale, e cila ka hyrë edhe brenda ambienteve të kësaj qendre, ku tash e sa orë është ndërprerë procesi i numërimit të votave për shkak të siç thuhet parregullsive të evidentuara.
zyrtarëve të PDK-së në Mitrovicën e Jugut, edhe burri i Albulena Haxhiut është brenda Qendrës së Numërimit të Votimit në Mitrovicë, i cili po kërkon që procesi i numërimit të fillojë edhe pa miratimin nga Prokuroria e Shtetit dhe KQZ-ja.
Prokuror i rastit është Shpëtim Peci, i cili sipas zyrtarëve të PDK-së, është i afërt me kandidatin e VV-së Faton Peci.
Ndërkohë nga KQZ-ja kanë sqaruar se bëhet fjalë për një gabim teknik në fletëvotime dhe se kanë kërkuar sqarim nga kompania që ka bërë shtypjen e fletëvotimeve.

