75 Mall Live Search
22:52 / E Premte, 15 Korrik 2022 / MSH

​Zjarre alarmante në bregdetin jugor të Atlantikut

Dy zjarre të mëdha pyjore në bregun jugor francez të oqeanit Atlantik vazhduan të përhapen deri në orët e para të ditës së sotme, njoftuan autoritetet lokale.

Shërbimet e urgjencës evakuuan tre komunitete pranë Landiras, në jug të Bordosë.

Sipas prefekturës së Gironde, 480 persona u evakuuan në siguri të plotë.

Më shumë se 7 000 hektarë tokë janë shkatërruar tani nga flakët në atë zonë dhe në Teste-de-Buch përgjatë bregdetit.

Tre shtëpi dhe dy restorante janë shkatërruar sipas prefekturës, me situatën ende të pafavorshme.

Në luginën e Rhone, më në lindje, brigada e zjarrfikësve vuri nën kontroll një zjarr edhe pse qasja në zonë ishte e vështirë.

Zjarrfikësit kanë vazhduar punën edhe sot. /DPA/