75 Mall Live Search
16:48 / E Hënë, 14 Mars 2022 / AR

​Zyrtare/ Klubi nga Superliga e Shqipërisë shkarkon trajnerin

Dinamo Tirana, klubi që garon në elitën e futbollit shqiptar sot ka marr vendim për ta shkarkuar trajnerin e saj Bledar Devolli.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit ku thuhet se marrëveshja për shkëputjen e kontratës ishte e dy anshme ndërmjet trajnerit dhe drejtuesve të klubit.

“Në mbledhjen e sotme, pas ndeshjes së humbur me Kukësin, Futboll Club Dinamo me miratimin e presidentit Adrian Bardhi ka marrë vendimin për të ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin me trajnerin Bledar Devolli”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi.

Deri në momentin e prezantimit të trajnerit të ri, skuadrën në stërvitje do ta drejtojë zëvendëstrajneri Erion Xhafa.