00:51 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Manchester United e zbulon aksidentalisht trajnerin e ri


Mengjesin e së martës, Manchester United ka bërë të ditur se ka shkarkuar trajnerin Jose Mourinho.

Pas rezultateve të dobëta, trajneri portugez u largua nga drejtimi i skuadrës ku fitoi tre tituj.

Pas largimit të tij, drejtimin e skuadrës do ta merr përkohësisht Ole Gunnar Solskjer.

Solskjaer është në linjë për të marrë përsipër deri në fund të sezonit, por nuk ka pasur njoftim zyrtar nga klubi.

Në një video të publikuar aksidentalisht, skuadra e Man United zbulon identitetin e pasardhësit të Mourinhos.

“Solskjaer bëhet menaxheri ynë I përkoshëm, 20 sezone pasnatës së famshme të Camp Nous”, shkruhej gjatë prezantimit të videos./IndeksOnline/