14:02 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

0 siguri në ndërtimtari, skelet i vendosin mbi blloka për barazpeshë!

Ndonëse qindra persona kanë humbur jetën në vendin e punës, e sidomos në sektorin e ndërtimtarisë, ende nuk janë përmirësuar kushtet e punës.

Një lexues në adresë të IndeksOnline ka dërguar një video ku shihet se në sektorin e ndërtimtarisë siguria e punëtorëve është zero.

Në video shihet se si skelet ku ngjiten punëtorët, janë të vendosura mbi disa blloka për të pasur një barazpeshë.

Rasti ka ndodhur sot në Fushë Kosovë./IndeksOnline/