13:29 / E Martë, 16 Janar 2024 / mp

1.3 miliardë euro-deficiti tregtar

Bilanci tregtar i mallrave në Kosovë në Tre mujorin e tretë të 2023 ka shënuar rritje vjetore të deficitit tregtar prej 6.3 përqind, duke arritur në 1.3 miliard euro. Thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Rënia vjetore e eksportit dhe rritja e lehte e importit të mallrave (sasisë së mallrave të importuara) ndikoi dinamikat në këtë komponentë .

Sipas BQK-së, ekonomia e Kosovës rezulton të këtë importuar mallra në vlerë prej 1.5 miliardë euro, deri sa në të njëjtën periudhë , janë eksportuar mallra në vlerë prej 213.1 milionë euro. Eksportet kanë mbuluar vetëm 13.6 përqind të importeve.

“Vlera e përgjithshme e eksportit në TM3 2023 ishte 213.1 milionë euro, që përbën rënie prej 10.6 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Struktura e mallrave sipas kategorive mbetet kryesisht e pa ndryshuar, ndërkohë që re nia e eksporteve ne TM3 2023 u ndikua kryesisht nga eksporti i metaleve baze qe she noi re nie vjetore prej 16.3 përqind dhe kategori qe arriti vlere n prej 44.7 milione euro” , thuhet në raport.