23:20 / E Hënë, 27 Shtator 2021 / AR

1.3 milionë doza të administruara, Vitia: I besuam njëri-tjetrit, po ia dalim!

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se deri më tani në Kosovë janë administruar 1.3 milionë doza të vaksinës anti-Covid.

Ai tha se do të vijojnë deri në plotësimin, madje beson se do ta kapërcejnë objektivin fillestar, shkruan Indeksonline.

Ne i besuam njëri-tjetrit, dhe me mund e përpjekje po ia dalim“, u shpreh ministri Vitia.

Njoftimi i plotë:

1.3 milionë doza të vaksinës anti-covid.

Vaksinimi masiv nisi me 15 qershor kur dhe gjithçka ishte gati me kontratat e Republikës së Kosovës me Pfizer dhe donacioneve nga COVAX, SHBA dhe EU.

Nga 15 Qershori deri më sot Republika e Kosovës ka administruar 1.2 milionë doza. Ndërsa nga fillimi deri më sot 1.3 milionë doza.

Ju falemnderit qytetarë të dashur, mjekë e infermierë, staf mbështetës dhe shërbyes të qytetarëve tanë.

Le të vijojmë deri në plotësimim dhe mbulimin që besojmë se do ta kapërcejë objektivin fillestar.

Ne i besuam njëri – tjetrit, dhe me mund e përpjekje po ia dalim.

Bashkë, si çdo herë