75 Mall Live Search
14:00 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

1/4 burra thonë se po “dështojnë” dhe po përballen me presion të lartë për të qenë të suksesshëm

Një në katër burra besojnë se ata kanë dështuar në jetë nën presionin e shumë të tjerëve për të qenë të suksesshëm, ka gjetur një studim.

Studiuesit përfshinë në hulumtim një numër të madh të burrave për qëllimet dhe aspiratat e tyre.

Më shumë se gjysma- 53 për qind- mendojnë se janë nëncmuar, me 35 për qind duke thënë se ata kanë ngecur prapa me qëllimet e tyre të karrierës.

Një në pesë burra thanë se ndjenin presion të vazhdueshëm nga partnerët e tyre për të qenë të suksesshëm dhe pothuajse një në dhjet e ndjen atë nga fëmijët e tyre.

Rreth 28 për qind thanë se ndjehen si një dështim gjatë gjithë kohës.

Sondazhi nga fundingguru.com zbuloi se çështja e parasë ishte ankthi më i madh – 35 përqind – pasuar nga shqetësimet shëndetësore me 19 përqind dhe shqetësimi për atë që njerëzit mendonin për ta – 14 përqind./Indeksonline/