08:09 / E Diele, 05 Korrik 2020 / indeksADMonline

1.416 raste aktive me Covid-19 në Kosovë!

Mbrëmë u konfirmuan edhe 178 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, teksa numri total i të infektuarve shkon në 3.356.

Janë shëruar edhe 50 persona, kështu që numri i të shëruarve shkon në 1.874 ndërsa raste aktive janë 1.416, shkruan Indeksonline.

Dje kanë vdekur edhe 8 pacientë, ku e çon numrin e të vdekurve në 66.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 81 raste, komuna e Fushë Kosovës 16 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Ferizajt 10 raste, komuna e Drenasit 9 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Kamenicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Suharekë, Mamushë, Obiliq dhe Dragash”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Indeksonline/