75 Mall Live Search
10:34 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / G T

1.8 milionë euro, nënshkruhet kontrata për renovimin e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Stadiumi ku luan skuadra e Superligës së Kosovës, Llapi FC pritet të renovohet dhe tashmë është nënshkruar një marrëveshje e tillë.

Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontratën për të renovuar stadiumin “Zahir Pajaziti” me kompaninë “Babaj”, shkruan Indeksonline

Kjo kontratë ka vlerën e 1.8 milionë eurove.

Kujtojmë që stadiumi “Zahir Pajaziti” ka një kapaictet prej 3 mijë e 500 ulsëve dhe pikërisht kjo gjë pritet të rritet më shumë.

Llapi gjatë këtij sezoni në Superliga në 15 ndeshje, ka grumbulluar 20 pikë dhe gjendet në pozitën e 6-të./Indeksonline/

No photo description available.