75 Mall Live Search
19:29 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

1 asistim, 32 pasime, 87% saktësi… statistikat e Shaqirit pas pjesës së parë

Pjesa e parë mes Huddersfield edhe Liverpoolit është mbyllur me rezultat 0-1.

Golin për mysafirët e ka shënuar Mohammed Salah pas një asistimi mjaft të bukur nga Shaqiri.

Vlen të theksohet që Shaqiri në këtë ndeshje është duke luajtur pozitën e numrit 10, gjë që po e bën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke lidhur mesfushën me sulmin.

Pas përfundimit të pjesës së parë, Shaqiri ka bërë 1 asistim, ka pasur 2 goditje, 32 pasime, 87% saktësi të pasimeve, 4 pasime të gjata dhe 2 pasime kyçe. /IndeksOnline/