𝐊𝐫𝐲𝐞𝐬𝐡𝐞𝐟𝐢 𝐄𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐯 𝐢 𝐊𝐎𝐒𝐓𝐓 𝐩𝐫𝐢𝐭𝐢 𝐧ë 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐩ë𝐫𝐟𝐚𝐪ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐁𝐄𝐑𝐙𝐇 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT Evetar Zeqiri, sot priti përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Kosovë, z. Sergiy Maslichenko.
Sipas njoftimit u bë e ditur se takimi u fokusua në identifikimin e nevojave të sektorit energjetik të Kosovës për financim, duke theksuar mbështetjen thelbësore që BERZH mund të ofrojë në këtë drejtim.
Në kuadër të këtij takimi U nënshkruan një “Letër Mandati” si hap fillestar për mundësinë e investimit në infrastrukturë energjetike përmes huamarrjes nga BERZH, me qëllim të modernizimit të sistemit energjetik të Republikës së Kosovës.
Projekti i sapofilluar synon të përmirësoj rrjetin e transmetimit të KOSTT përmes një kredie korporative e cila së bashku me grant gjithsejtë pritet të arrij shumën deri në 26.5 milion euro, nga të cilat rreth 18 milion pritet të jenë kredi, ndërsa rreth 6 milion ose rreth 30% pritet të ndahen grant nga Agjencia Daneze e Zhvillimit Ndërkombëtar (DANIDA).